Në maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vrasjeje në Vlocisht të Korcës, në tetor të vitit 2012.Provat e sjella nga gazetari i emisionit, bënë të mundur rihapjen e cështjes pas 5 vjetësh.Por prokurorja Oli Visi, nuk bëri asgje për të zbardhur vrasjen. Ajo nuk thirri asnjëherë dëshmitarin që kishte parë me sytë e tij konfliktin.Po kështu prokurorja Visi nuk bëri kurrë aktin e thelluar kimik.Djali i viktimës, Erion Hena, takon prokuroren, duke i thënë, se po e con drejt vetëgjyqësisë. Pas prokurores, edhe gjykata e Korcës pranon kërkesën e pezullimit të cështjes, pa asnjë letër në dosjen e gjykimit.
Rama merr detyren nga Bushati e ia dorezon Cakajt/Topalli sulmon Bashen!
Kryeministri Rama mori sot detyrën e ministrit të jashtëm nga Ditmir Bushati dhe ia delegoi atë zëvendësministrit në detyrë Gent Cakaj. Ky i fundit, shprehu mirënjohjen ndaj kryeministri për besimin, megjithë moshën e tij të re, për të cilën u refuzua nga presidenti dhe kritikua në media. Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, u shpreh, se kryesia e re e PD-së, është pa fytyrë, pa profil dhe pa identitet. Sipas Topallit, Lulzim Basha e ka kthyer partinë në biznesin e tij familjar.
Nje milione leke per privatizimin, reagimi pas kameres se fshehte te “Stop”!
Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop” transmetoi rastin korrupsiv në Ministrinë e Financave, ku një qytetar me ndërmjetësinë e Manushaqe Seliës, i jep zyrtares Mona Alickaj 1 milionë lekë të vjetra nën dorë, për të zgjidhur një punë privatizimi. Personazhet e kamerës së fshehtë dhe drejtori i privatizimit, në emër të të cilit, merreshin paratë, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e policisë së Tiranës.