STOP – EMISIONI 104

Reforma në drejtësi si lufta e gjelave- Lefter Koka “jashtë kohe”!
Mediat njoftuan sot, se në Bienalen e Venezias një ndër këngët përfaqësuese të iso-polifonisë shqiptare mban tekstin e ish-ministrit grek të financave Jani Varufakis. Debati për reformën në drejtësi po i ngjan cdo ditë “luftës së gjelave”. Ministri i Mjedisit foli sot në parlament për moratoriumin e pyjeve, duke u shprehur, se i duket sikur nuk është në vendin e duhur, kur i duhet të flasë për ariun dhe ketrin….
 

Spitali i Pukës, vendi i të pa arsimuarve, ku shërimi është mision i pamundur!
Situata në spitalin e Pukës është skandaloze. Problemet nuk mund të numërohen. Kur ndahet nga jeta një mjek, si rezultat mbyllet pavioni ku ai punonte. E ashtuquajtura reformë, nuk ka asnjë kriter zbatimi. “Fshesa” e shkurtimeve ka kapur punonjës me arsimin e duhur dhe eksperiencë pune, edhe pse drejtori Enver Sulejmani nuk e pranon këtë. “Stop” sjell rastin e Olivera Myftarit dhe Mexhite Morinës dhe përballjen e tyre me drejtorin.
 

Rrëfimi i pazakontë në studion e “Stop” i nënës me karrocën e kokoshkave!
Një ditë më parë gjobitja dhe marrja me karroatrec e karrocës së kokoshkave të një nëne në Tiranë, u shndërrua në hit në rrjetet sociale. “Stop” sjell ekskluzivisht në studio zonjën në fjalë, bashkë me karrocën dhe dëshminë e saj të pazakontë. Lotët dhe rënia në tokë e zonjës shkaktuan “tërmet emocional” në publik.

Të Fundit