STOP-EMISIONI 103(Sezoni 8) 24 Janar 2023-Prokurori mashtrues ben avokatin per perfitim, aktrim dhe ne gjyq.

Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim nga një familje nga Jugu i Shqipërisë, e cila kërkon të mbetet anonime për arsye sigurie. Bëhet fjalë për një dëmshpërblim të konsiderueshëm financiar nga shteti Italian. Historia fillon në vitin 2003 me një tragjedi. Djali 15 vjecar i familjes vritet gabimisht nga një shtetas italian, i cili ishte pjesë e një organizate gjuetie. Prokuroria shqiptare bëri me faj italianin dhe familja nisi procesin civil në 2011-ën në Itali për dëmshpërblimin. Përmes një të afërmi, familja vihet në kontakt me prokurorin Ervin Beqiri, i cili u prezantua si avokat. Ky i fundit i lidh me një avokate në Itali. Një muaj më pas, prokurori-avokat Ervin Beqiri, u kërkon familjarëve, që për shkak të disa parregullsive, të firmosnin fletë të bardha. Rezultoi, se ishte falsifikuar një prokurë, ku familjarët fusnin në pjesën e dëmshpërblimit si palë me 20% të dëmshpërblimit, avokatin dhe këshilluesin ligjor.Kur familjarët kuptuan mashtrimin,i refuzuan prokurën prokurorit avokat.Ndërsa ky i fundit nisi hakmarrjen.Ai pretendoi me një për një parregullsi të atësisë dhe mëmësisë së vëllait të të ndjerit, i birësuar nga xhaxhai dhe tezja në moshën 7 vjecare. Në kët lojë u përfshinë edhe prokurori Petrit Vukaj dhe gjyqtarja Erlanda Agaj.

Ne sjellim dhe pjesë nga gjyqi absurd, ku prokurori Vukaj dhe gjyqtarja Agaj bëjnë sikur prokurori Ervin Beqiri është, në një kohë që ai është prokuror.

Presidenti amerikan Joe Biden emëron diplomatin David J. Kostelancik, në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ai zëvendëson në këtë detyrë Yuri Kim, të cilës i përfundoi mandati.Kostelancik ka shërbyer edhe më herët në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. Aktualisht, ai mban detyrën e Këshilltarit për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtatmadhorisë amerikane.

Në 30 dhjetor të vitit të shkuar transmetuam ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018, bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi. Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi ishtë ngatërruar nga kadastra me hyrjen e komshiut.Për këtë rast iu drejtuam Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda, tha, se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar. Ky problem u përcoll në Lezhë.Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi dhe qytetarja Majlida Kola na tregon një përgjigjie, ku thuhet, se qytetari duhet ta zgjidhë vetë rastin, jo kadastra, që ka bërë gabimin.”

Të Fundit