STOP-EMISIONI 103(Sezoni 7) 25 Janar 2022- Pedofili ngacmon te mituren: ca pozicioni e do? Te hengsha p…!

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një prind, i cili deklaron, se një pedofi dhe manjak seksual i ka ngacmuar vajzën e tij 13 vjecare përmes telefonit. Minorenia është ndjerë e terrorizuar dhe ka informuar menjëherë prindërit. Babai ka telefonuar pedofilin, por ky i fundit nuk ka ndaluar telefonatat dhe mesazhet me përmbajtje seksuale ndaj të miturës.Emisioni “Stop” inflitroi agjenten e tij, për të identifikuar pedofilin. Në bisedën e regjistruar manjaku Musa Cerpja, pohon, se ka pasur shumë shume raste, që ka ngacmuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me të mitura.Ai bën biseda seksuale të rënda dhe të mendosh, se është duke folur me një të mitur dhe të panjohur.

Ditët e fundit presidenti Meta është shfaqur duke kënduar apo recituar në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Sot në mëngjes, kreu i shtetit na ka “qerasur” me një foto, ku duket duke ushqyer pulat e detit.

Pasi emisioni “Stop” identifikoi pedofilin, që ngacmonte të mitura në telefon, mblodhi prova dhe investigoi për shtetasin Musa Cerpja, i cili kishte precedentë në këtë krim.Në këtë moment “Stop” vuri në dijeni Prokurorinë e Tiranës. Më pas u inskenua një takim mes pedofilit dhe të infiltruarës së emisionit “Stop” dhe Musa Cerpja erdhi në Tiranë, për të kaluar natën me vajzën e mitur.Në këtë pikë Prokuroria e Tiranës, Policia, sektori i trafiqeve dhe Forcat Operacionale, i vunë prangat në flagrancë shtetasit Musa Cerpja në qendër të Tiranës.Psikologia Valbona Treska, jep opinionin e saj, sesi duhet të sillet shoqëria dhe institucionet me persona të tillë, që kanë këtë problematikë.

Të Fundit