STOP – EMISIONI 103 (SEZONI 2)

Shpikja e rrallë në Cërrik, zgjidhet cështja e ballkonit te “Myslym Shyri”.
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në vend të kapakëve të pusetave, janë vendosur goma makinash…Pas denoncimit në “Stop”, në ditët e fundit të vitit 2016 për ballkonin e paligjshëm në rrugën “Myslym Shyri”, ka reaguar IMT.Në këtë mënyrë, shtetasi Arjan Halilaj, ka vendosur sic ishte strukturën e ballkonit të tij, që kish hyrë në ballkonin e komshijes Shpresa Braho…

Gangrena e pazgjidhur e aboneve studentore në Tiranë.
Abonetë e studentëve, që shiten me çmim të reduktuar për këtë kategori, mungojnë në treg, ose shiten në sasi të pakët.Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi studentët zgjohen që pa gdhirë për të zënë rradhë për të siguruar abonenë, që u takon. Të rinjtë thonë, se me abonetë abuzohet dhe kamera e emisionit ka mundur të provojë, se ato shiten nën dorë.

 

Studentët – Imagjinoje herës tjetër, vetëm kjo pjesë ka pas qenë brenda.
Studentët – Ou?!
Studentët – Po për Zotin. Për mbi 60 veta. Po J…(student), nuk merr abone?
Studentët – Se di, J… e merr kështu, rrugës.
Studentët – Rrugës?!Uaaa!
Studentët – Edhe sa i marrin rrugës?
Studentët – 600 mijë lekë. Jo mo, 600 mijë lekë e kishte marrë.
Studentët – Seriozisht?!
Studentët – Po, ku e kishte gjetur?
Studentët – Di unë.
Studentët – Ka qenë një djalë në fakt përballë Santës (lokal në qytet studenti), që ka shpërndarë abone studenti, por nuk e pyeta, sesa është.
Studentët – Se teprojnë këtu, ndonjë… edhe i shpërndajnë ata.
Studentët – Çfarë bëhet kështu për Zotin?
Studentët – Ne vijmë që në 5 (të mëngjesit) këtu.
Studentët  – Unë hera e parë që vij, që në 5 (të mëngjesit) këtu. Thashë ta shof çfarë bëhet. Shife çfarë bëhet. A dëgjon çfarë bëhet, moj?
Studentët – Në orën 7 e 30 (të mëngjesit) do hapet.
Studentët – Domethënë nuk është hapur?
Studentët – Jo. Uaaa!
Studentët – Domethënë ju do prisni dy orë këtu?
Studentët – Se kuptoj njëherë, pse i bëjnë kështu me numër fiks, o burrë? Shife, sesa regjistrohen pastaj. Se abonetë vijnë më mbrapa, tani thjesht bëhen regjistrimet.
Studentët – Këtu ka plot abone, por i marrin për vete.
Studentët – Muajin, që kaloi me abone studenti ajo 50 vjeçe.
Studentët – Ku i gjejnë?
Studentët – Ku i gjejnë?! Normal, që ia u japin me drejtoreshë, me ça janë.
Studentët – Ato marrin përpara, pastaj marrim ne.

Vendi ku paguhen lekët e aboneve

Punonjësja – Do merrni abone të gjithë. Mos më hajdeni kështu, se e lashë! Dil zemër kështu, dil (i thotë studentes të dalë anash) dil, se sado të rrish këtu. Dilni kështu me rradhë të gjithë. Mos shtyni! Kush është këtu do marri, asnjë tjetër. Më fal, nuk dëgjon, që unë them shtyhu ti më vjen kështu nga mbrapa. Për çfarë vjen nga mbrapa?
Studentja – Tani u mërzitem, që në 5 ( të mëngjesit)! Ç’a të bëjmë?
Punonjësja – Po, pse vjen që në 5, moj zemër?
Studentja – Vij që në 5 të marr abone, se po shiten abonetë tona, jashtë.
Punonjësja – Jo, absolutisht!
Studentja – Po shiten pra, se kam blerë unë.
Punonjësja – Zemër, orari i punës është ora 8 (e mëngjesit) mos bëjmë debat kot. Ne vijmë në 7 (të mëngjesit ) për ju. Nuk ke pse të vish që në 5 (të mëngjesit).
Studentja – Abonetë tona nga dalin, që shiten jashtë?
Punonjësja – Shko pyet ato tek bashkia nga dalin, se nuk dalin këto, që vjinë këtu. Se ne një numër kemi. 500- 600 (copë) ja u japim juve.
Studentja – Ne, gjithë studentët kemi të drejta të barabarta. Rrimë e shtyhemi këtu! Tani, duhet të bëhet problem, se s’kemi çfarë bëjmë.
Punonjësja – Shko mi zemër, bëje ti në bashki, çfarë të them unë?
Punonjësja – Kush shënon emrin, vazhdon del. Lironi rradhën gocave të tjera.
Punonjësja – Mos sillni foto për shokët dhe shoqet, se s’kanë për t’i marrë, do digjeni. Do t’ia u sjellin tek godina.Vetëm kush është në godinë edhe kush është këtu.
Studentja – Kur do t’i marrim abonetë?
Recepsionistja – Në datën 1, 30. Nëpër godina, jo këtu.

Abonetë që blihen në rrugë

Qytetarja – Si je?
Qytetarja – Jam studente dhe dua një abone studenti, se nuk kam mundur ta marr atje (në qytet studenti). Po, sa copë ke ti?
Fatorinoja – Për momentin më duket se kam 5-6 copë.
Qytetarja – 6 copë. Unë do e marr një sot për vete. Por m’i gjen dot ja 7 copë apo s’ke?
Fatorinoja – Atëherë, një do e marrësh ti?
Qytetarja – Po.
Fatorinoja – Edhe 6 më ngelin mua.
Qytetarja – Po.
Fatorinoja – Ok! 7 copë nesër.
Qytetarja – Po, nesër.
Fatorinoja – Po. Nesër paradite, se pasdite nuk e di.
Qytetarja – Po, për muajin tjetër, si i bëhet? Sa mund të më(gjesh)?
Qytetarja – Kjo është e imja?
Fatorinoja – Kjo është e jotja.
Qytetarja – Po.
Fatorinoja – Për muajin tjetër nuk e di goca, a na japin, a s’na japin. Nuk e di goca. Tani edhe një herë, se edhe këtë muaj  m’i kanë dhënë copa-copa. Njëherë 6, njëherë 7, njëherë 10, kështu që, s’mund të them unë, do t’i gjej, aq sa kërkon ti apo jo?
Qytetarja – Sa është kjo? 8 (mijë lekë të vjetra)?
Fatorinoja – 8 (mijë lekë të vjetra).
Qytetarja – Po, çfarë do thoja unë… Ku i merrni ju, këto (abonetë)? Se ne, ngelëm s’po marrim dot abone. S’po gjejmë dot, ne studentët.
Fatorinoja – Goce, nuk e di unë, çfarë të them.
Qytetarja – Ja u japin, këta të linjave? Ja u japin shoferët apo përgjegjësit?
Fatorinoja – Përgjegjësit.
Qytetarja – E marr vesh.
Fatorinoja – Goce, nuk të garantoj dot gjë, se unë punëtor jam. Nëqoftëse m’i japin, unë shes, nëqoftëse s’mi japin, s’i shes dot.
Qytetarja – E kuptoj! Faleminderit!

Pezullohet sekretari i prefekturës Lezhë, problemet e invalidëve Durrës.
“Stop” transmetoi një natë më parë vjedhjen e 150 milionë lekëve nga llogaria bankare në Lezhë nga ish-drejtori Altin Jaku. Ky i fundit u pezullua nga detyra, që mban aktualisht si sekretar i përgjithshëm i prefekturës Lezhë. Po kështu “Tirana Bank” ka reaguar, duke thënë, se ka bërë denoncim për ish-drejtuesin e saj dhe po pret përfundimin e hetimeve.Flamur Bala është një person me aftësi të kufizuara me banim në Durrës. Ai ankohet për mungesën e rampave, që sipas tij, u vështirësojnë jetën 750 personave me pamundësi fizike në qytetin e Durrësit.

Të Fundit