STOP-EMISIONI 102(Sezoni 8) 23 Janar 2023-E nxjerrin nga burgu e shpallin ne kerkim, kapet ne Rinas.

Oliverta Tosku tregon problematikën e djalit të saj, i cili është arrestuar në prill të vitit 2021 për disa vepra. Djali vuante dënimin në IEPV Vlorë. Në shkurt të vitit 2022 djali lirohet 3-4 muaj para përfundimit të dënimit, pasi i thonë, se e kishte plotesuar dënimin. Gjatë kohës, që ishte i lirë, djali shkon disa herë në Itali. Herën e fundit në gusht, kur kthehet, e arrestojnë në Rinas, pasi e kishin shpallur në kërkim. Tani Oliverta thotë, se i biri duhet të vuajë sërish 20 muaj heqje lire, kur në fakt kishte kryer 11 muaj. Prej gushtit, kur u kap në Rinas, djali po bën 5 muaj burgim në IEPV Fier. Arnold Tosku i është drejtuar Gjykatës së Fierit, duke kërkuar kundërshtim të urdhrit të ekzekutimit të vendimit për llogaritjen e kohës së dënimit.Gjyqtarja Sonila Hoxha është deklaruar për mungesë juridiksioni gjyqësor. Më pas i është drejtuar gjykatës për ulje dënimi dhe gjyqtari Taulant Banushi e ka rrëzuar, pasi kjo vepër cilësohet me fillim dënimi nga momenti i dytë i arrestimit.Iu drejtuam prokurorit Xhemal Saliaj, për ta pyetur, se pse u lirua dhe u arrestua sërish Arnold Tosku, por ai iu shmang pyetjeve.

Gazeta prestigjoze franceze “Le monde” i ka kushtuar një artikull magjisë së Alpeve shqiptare, Thethit e Valbonës.Nga ana tjetër, ato që njeriu ka në dorë në vendin tonë, po shkojnë drejt shkatërrimit.Ne sjellim sot pamje të Manastirit të Shën Prodhonit dhe Kishës së Kryeengjëjve në Voskopojë, gjendja e të cilave është në pikë të hallit.

Fatjon Kodra na tregon, se në 12 gusht 2021 është goditur makina e tij në Vaqarr nga një automjet, ndaj ai e coi makinën në servis, ku qëndroi për një kohë të gjatë. Në 2022-shin e ndalojnë në Korcë dhe i thonë, se targa e tij është në alert për një aksident në Vlorë në 14 shtator 2021.Fatjon Kodra ka kërkuar prova, që makina e tij është përfshirë në aksident, pasi ai pretendon, se nuk ka qenë ndonjëherë në Vlorë, ndërsa makina ka qenë në servis.Punonjësi i servisit, Ervil Firaj, na pohon, se automjeti ka qëndruar 1 muaj e 10 ditë në rregullim. Ne iu drejtuam Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, e cila pas verifikimeve, i ktheu patentën dhe lejen e qarkullimit Fatjon Kodrës.

Të Fundit