STOP – EMISIONI 102

Shoqëria civile në tubim solidariteti për fëmijët jetimë
Saimir dhe Genti zhvillojnë një dialog, duke përdorur emra të ndryshëm e duke bërë ironi me procesin e formularëve të dekriminalizimit, që kanë nxjerrë me disa identitete deputetë e kryebashkiakë. Gjatë fundjavës Aleanca Kuq e Zi dogji në koshin e plehrave portretet e Ramës, Kokëdhimës e Veliajt. Shoqëria civile zhvilloi një tubim solidariteti për të miturit e shtëpive të fëmijëve, pas skandaleve në media dhe media të ndryshme dhe Stop.Edhe ministri Klosi deklaroi se do të kërkohet që shtëpitë e fëmijës të pajisen me kamera sigurie.

Shkolla “nepotike” e muzikës në Vlorë
Në shkollën e muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë, nepotizmi, kurset private dhe pagesat abuzive janë bërë normalitet.Ish-mësuesi i flautit Aristotel Qendro denonon situatën dhe “Stop” e investigon atë.Drejtori i shkollës Vasillaq Gazhga , i përballur me dokumentat, që provojnë shkeljet, thotë se nuk i ka ditur.Drejtoresha e DAR Vlorë, Albana Hadaj dhe kryeinspektorja e MASH Ejona Isufaj deklarojnë, se do të zgjidhin problematikën.

 
Beqaj: ka ilace, por në farmaci mungon dhe gjurma e mestinonit
Pas shumë ditësh ministri Beqaj iu përgjigj me shkrim kërkesës së “Stop” për mungesën e medikamentit mestinon. Por ministri pretendon, se ilaci është nëpër farmaci, madje në listën e rimbursimit. Gazetarët e emisionit vëzhguan mbi 10 farmaci, por gjurmë të mestinonit, nuk gjenden. Nga ana tjetër 3 ditë vëzhgim në QSUT, nxjerrin në pah katrahurën me rradhën dhe mungesat e ilaceve. Kjo ndodh kur KLSH ka hartuar një raport auditi për institucionin shëndetësor dhe këkron largimin e drejtoreshës Ogerta Manastirliupër abuzime me vlerë rreth 800 mijë dollarë.

Të Fundit