Sofokli Vasili ka punuar prej 26 vjetësh në diplomaci dhe pjesën më të madhe të detyrës e ka kryer në Greqi. Në 2014 ai emërohet konsull në Janinë, e para se të nisej, kërkoi të cregjistronte targat shqiptare të makinës, pasi do të merrte targat diplomatike në Janinë.Në atë kohë, i thanë, se nuk kishte bazë ligjore për një shërbim të tillë. Sofokliu shkoi disa herë në Drejtorinë e Targave, por nuk gjeti zgjidhje. Ai u ankua edhe në Ministrinë e Financave, por as atje nuk mori rrugë cështja e tij. Sot konsulli Vasili denoncon në “Stop” faktin, se nga tatimet i ka ardhur një detyrim prej rreth 3 milionë lekësh të vjetra, për mospagim të taksës së targave. Për të shmangur abuzimet me targën e tij, Sofokliu e le atë në mirëbesim tek punonjësja e këtij sektori, ndërkohë që makina e tij ishte targuar me targa diplomatike në Greqi.Shefi i targave, ndërsa përpiqet të sqarojë emisionin “Stop”, sesi mund të zgjidhet kjo situatë, bën bllofin, pasi pranon në njëfarë mënyre, se nuk ka zgjidhje.
Pas një muaji sot nisi sesioni i ri parlamentar, që do të ketë në fokus reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës joparlamentare, pas dakordësisë së palëve pak ditë më parë. Por marrëveshja duket sikur u paralajmërua nga improvizimi i “Edi Ramës”, personazhit të emisionit “Stop”. Ky i fundit me veshjen dhe look-un e Ramës, iu drejtua selisë së PD-së, duke kërkuar rivalin e tij Lulzim Basha, në përpjekje për një marrëveshje me të.
Më 8 tetor të 2019-ës, emisioni “Stop” transmetoi një ngjarje të rëndë, që kishte ndodhur mesnatën e 11 prillit, në Fermë të Cërrikut, ku 3 persona të maskuar grabitën familjen Sherifi, në një banesë private 2-katëshe.Flokrida Sherifi, vajza e familjes, tregoi, se 3 personat me maska, armë zjarri e leva, thyen xhamin e dritares dhe u futën në dhomën e gjumit, duke kërcënuar me armë.Mamanë e lidhën e po ashtu keqtrajtuan fizikisht vetë Flokridën.Ata morën 2 milionë lekë dhe u larguan të frikësuar nga britmat e grave të shtëpisë.Vajza tregoi, se dy kamerat e sigurisë kanë marrë pamje të qarta dhe ajo ka njohur agresorët: Xhuljo Cela, Erand Bajrami dhe Aurel Brace, dy komshinj dhe një kushëri.3 grabitësit u shoqëruan për disa orë në polici dhe më pas u lanë të lirë.Tre muaj më pas, pas shkresës së drejtuar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, na vjen përgjigjia, se ka nisur procedimi penal më 24 prill të 2019-ës dhe cështja është ende nën hetim. Por “Stop” mëson, se dy nga grabitësit janë larguar nga Shqipëria.