STOP – EMISIONI 10 (SEZONI 4) 14 shtator 2018 Patos, e heqin nga skema e ndihmës ekonomike, Stop e rikthen

Etleva Berberaj nga Patosi, denoncon në “Stop” se e kanë hequr nga skema e ndihmës ekonomike,pasi u trajtua 3 muaj me të. Etleva është nënë e vetme, e divorcuar me tre fëmijë, njëri prej të cilëve trajtohet me dializë.Në kushtet, kur në shërbimin social Fier thonë, që sistemi mund të gabojë, dhe është këshilli bashkiak, që mund ta lidhë ndihmën ekonomike, gazetarja e Stop-it i drejtohet bashkisë Patos dhe zgjidh rastin e zonjës Berberaj.

Idili i Romeos e Xhuljetës dhe video e ngjarjes në Divjakë.

Kryeministri Rama e quajti veten Romeo dhe kundërshtarin politik Lulzim Basha Xhuljeta, në një studio televizive, ndërsa fliste për bashkëpunim për reformat.Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një video, ku tegohen gjurmët e plagosjes së një të moshuari në Remas-Divjakë, gjatë një aksioni të forcave Renea.

Ballsh, mësuesja hiqet nga puna, e pëson dhe drejtoresha e shkollës.

Fatbardha Alushaj nga Ballshi,arsimtare në shkollën “Ismail Klosi” në këtë qytet, thotë, se ishte në punë me kontratë të rregullt të vitit 2016. Por papritur e hoqën, pasi nuk ka marrë pjesë në portal, edhe pse në kohën, kur ka hyrë në punë, ai nuk ekzistonte.Gazetarja e “Stop” pyet drejtoreshën e shkollës, Loreta Zeqaj, e cila për rastësi është shkarkuar në ditën e mbërritjes së “Stop”-it.Drejtoresha thotë, se është shkakrkuar politikisht, ndërsa për mësuesen Fatbardha Alushaj, thotë se përgjegjësia e kontratës i takon DAR-it në Fier.

Të Fundit