STOP – EMISIONI 10 (SEZONI 2)

Rama kujton rininë…Nën rrapat e Fierit.
Kryeministri Rama ishte sot në fshatin Gruemirë, ku pasi foli për cështje të bujqesisë, u ndal edhe të kujtonte rininë e tij. Pasi pikasi në mes të njerëzve basketbollistin shkodran Avenir Kalaja, kryeministri zbuloi, se të dy ata merrnin porosi nga trajnerët të shtynin njëri-tjetrin në ndeshje. Rrapat 133 vjecarë në Fier, janë shndërruar në rrezik për kalimtarët. Pemët, që arrijnë deri në 25 metra lartësi, nuk janë nën vëmendjen e askujt.

 
Babrru-Fushë…kopshte të mbyllur dhe fëmijë në mes të rrugëve.
Banorët në Babrru-Fushë ankohen, se kopshti nuk funksionon dhe fëmijët u kanë mbetur rrugëve. Gazetarja e “Stop” ka ndjekur shqëtësimin e banorëve, duke pyetur për këtë institucionet përgjegjëse.Drejtoresha e kopshtit Rukije Bano thotë, se e ka bërë prezent problemin, por ende nuk ka një përgjigje.Po kështu specialistja e investimeve në zyrën arsimore të Kamzës, Miranda Tane tregon, se i ka cuar shkresë bashkisë së Kamzës dhe tani i mbetet vetëm të shpresojë në një zgjidhje.

 
Fushë-Krujë..në kërkim të ujit- hitparade i absurdit.
Banori i Fushë-Krujës Artan Murataj ankohet se nuk i shkon uji në shtëpi. Edhe pse ka trokitur në dyer zyrash, problemi i tij nuk është zgjidhur.”Stop” e shoqëron Artanin e ngarkuar me enë, në rrugën e përditshmë për të mbushur ujë. Më pas një kolazh me foto e video nga absurdi i përditshëm shqiptar.

Të Fundit