Stop-EMISIONI 1 (SEZONI 6 ) 07 Shtator 2020-Ruhet nga Illirian Guard”, Stop “pushton”Akep-in!

Emisioni “Stop” ka startuar sonte sezonin e ri televiziv me një kamera të fshehtë, që tregon, sesa të pasigurta janë instucionet tona të rëndësisë së vecantë. Siguria e tyre i është besuar kompanisë shtetërore, Illyrian Guard, por rojet e objekteve punësohen në bazë të shumës së parave nën dorë dhe jo në bazë të aftësisë. Kësisoj institucionet e rëndësisë së vecantë në vendin tonë mbeten në dorë të rastësisë dhe keqbërësve. Gazetarët e emisionit “Stop” kanë mundur të “gjejnë punë” në “Illyrian Guard”, duke paguar 500 mijë lekë të vjetra ryshfet dhe pas këtij hapi, kanë hyrë në një prej institucioneve të mbrojtura, AKEP, duke kaluar cdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit. Të gjithë celësat e zyrave apo të automjeteve i janë dorëzuar gazetarit të”Stop” dhe ky i fundit, pasi është ulur në vendin e drejtorit, i ka lënë edhe një zemër këtij të fundit.

Franceska Rustem është vajza e re, që i bashkohet emisionit “Stop” në rolin e balerinës. Ajo është përzgjedhur mes dhjetra konkurenteve, që morën pjesë në Miss Shqipëria 2020. Këtë sezon televiz, Franceska do të jetë në krah të Enisës, e cila u përzgjodh në të njejtin kompeticion një vit më parë.

Është folur shumë këto ditë për masat e distancimit dhe higjenës në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. “Stop” vëzhgoi ambientet e gjimnazit “Partizani” e “Gramoz Palushi”, si dhe shkollave 9-vjecare “Azem Hajdari” e “Shyqyri Peza” . Higjena le shumë për të dëshiruar në këto shkolla.Nga ana tjetër, shpërndarja e librave shkollorë është bërë në kushte aspak të përputhshme me masat anticovid. Ne ishim në shkollat 9 vjecare “Misto Mame”, “Gjon Buzuku”, “Kushtrimi i Lirisë”, “Emin Duraku”, ku shpërdarja e librave kishte krijuar grumbullime qytetarësh e kaos në këto ambiente.

Të Fundit