Stop – E semure e pastrehe dhe me tre femije, apeli i Lavdije Males! (25 tetor 2019)


Lavdije Mala është 37 vjec, e martuar me 3 fëmijë. Ajo është e sëmurë dhe trajtohet me rreze. Lavdija tregon, se ka jetuar në Patos, por u detyrua ta lerë vendin e shtëpinë, ku i humbi jetën një foshnje, për shkak të problemeve të frymëmarrjes e lagështirës.Sot Lavdija ka vetëm një amanet: të jetojë, aq sa të rrisë djalin e vogël dhe të jetë e qetë, që fëmijët e saj kanë një cati mbi kokë. Shpesh Lavdijen e ndihmojnë fqinjët me ushqime e veshmbathje.Fondacioni Shqiptarët për shqiptarët bën thirrje, për të ndihmuar Lavdije Malën, duke vënë në dispozicion edhe të dhënat bankare.

Të Fundit