Stop-Durres/ Pas nderhyrjes se Stop, 22 kateshi i demtuar,shpallet i pabanueshem! (19 Qershor 2020)

Më 4 mars të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e pallatit 22 katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë. Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.Rreth 3 muaj më pas, banorët treguan, se asgjë nuk kishte ndryshuar, madje dhe akt kostatimi i parë nuk ishte hedhur në sistem. Pas ndërhyrjes së “Stop”, pallati 22 katësh nga i banueshëm, u shpall i pabanueshëm, dhe më në fund këta banorë përfitojnë bonus qiraje.

Të Fundit