Stop- Durrës, blen kamper ne Itali, nuk i ve dot targat, Stop zgjidh problemin.(27.02.2019)

Idriz Kaiku, një 71 vjecar nga Durrësi, 7 muaj më parë ka blerë një Ford Rulot në Itali. Pasi ka paguar doganën, në kontrollin fizik në Durrës, i thonë, që i ndryshon numri i shasisë, i del tjetër në letrat italiane e tjetër në kofanon e makinës.Pasi e coi automjetin për ekspertizë, shasia rezultoi e paprekur.Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua drejtorisë rajonale të transportit rrugor, ku mori përgjigje, se kjo kompetencë i ka kaluar drejtorisë së përgjithshme.Pas delegimit të problemit, përgjegjësi i sektorit të regjistrimit të mjeteve, Astrit Nasufi, njoftoi regjistrimin e mjetit me numrin e shasisë, që ka në kofano.

Të Fundit