Stop dhuron kompjutera, shkolla “Marie Logoreci” sërish pa laborator informatike

Në datën 17 tetor 2019, emisioni Stop ka transmetuar një problematikë nga shkolla “Marie Logoreci”, ku nxënësit nuk zhvillonin mësim në laboratorin e kimisë dhe informatikës. Pas këti transmetimi “Stop” bashkë me kompaninë “Teleperformanca” i dhuruan kompjutera shkollës në fjalë, në mënyrë, që nxënësit të kishin, ku të mësonin.Por në redaksinë tonë, ka mbërritur sërish shqetësimi, se nxënësit nuk zhvillojnë mësimin në laboratorë. Drejtori mohon të kenë problem kompjuterat, por nuk e pret gazetaren, për t’i shpjeguar, se pse nuk vihen në punë pajisjet për nxënësit.

Të Fundit