Pak kohë më parë “Stop” transmetoi dy histori të trishta varfërie dhe mjerimi.Zef Tuci, nga Rrësheni është i sëmurë, pa shtëpi e pa mundësi për të përballuar jetesën për vete dhe fëmijët e tij.Sofi dhe Elen Papa kanë dhuruar mobilimin e shtëpisë së tij,ndërsa “Fundjava” i ka mundësuar ndërtimin e shtëpisë së re. Por kështu, me një shtëpi të re, është bërë dhe familja e Burbuqe Bucit nga Paskuqani, ndërsa nuk kanë munguar dhe ndihmat në të holla nga qytetarë të ndryshëm. Arbër Hajdari, president i “Fundjavë ndryshe” flet në studion e emisionit për këto shtëpi dhe vijimin e nismës, për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë nën moton “bamirësia nuk të varfëron”.
Të Gjitha
“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë me shtëpi të re dy familje. 23 mars 2018
