Stop-Apeli i familjes Kryeziu për djalin e aksidentuar, babai: “Jam gati të shes dhe veshkën”!(16 shtator 2019)

Egzon Kryeziu, një i ri nga Kosova, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor në 29 dhjetor 2018. Nga 1 janari i këtij viti gjendet në trajtimin mjeksor në Stamboll, ku i është nënshtruar 6 herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë. Babai i tij ka sqaruar në facebook, se trajtimi i deritanishëm i ka kushtuar rreth 230.000 Euro, një shume e siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë. Por Egzoni është tani në fazen finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojnë  dhe 3 muaj rehabilitim, por mungon shuma  prej rreth 30.000 eurosh. Mesazhi i tij ka sensibilizuar fondacionin “shqiptarët për shqiptarët”, që ka ofruar të dhënat bankare, për të gjithë ata, që duan të ndihmojnë për këtë rast.Këtij apeli i është bashkuar edhe emisioni “Stop”.

Të Fundit