Stomatologu pa licens merr në qaf pacienten

Denoncimi i radhës në redaksinë tonë ka të bëjë me klinikën dentare “Risus”, dhe ciftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian Sulaj.Një vajzë tregon, se këta dy dentistë e i kanë shkaktuar dëm shëndetsor.Ajo kishte një dhëmb, për të mbushur dhe stomatologët në fjalë i sugjeruan vënien e një këllëfi zirkoni për këtë dhëmb dhe dy të tjerë, me një vlerë 600 euro gjithsej. Pas punimeve vajzës i nisi një dhimbje dhe dentisti i bëri grafi dhe konstatoi infeksion të përhapur.Por në fakt grafia duhet të ishte bërë që para nisjes së trajtimit të gojës.Kur denoncuesja foli me denstistin, që i bëri punimin, ai nuk e sqaroi e as i ktheu paratë, por i bëri bllok në telefon.Ne pyesim një tjetër specialist të fushës, i cili sqaron se grafia është A-ja e cdo procedure.Më pas, duhet të bëhej pastrimi deri në detaj i kanalit të dhëmbit, gjë që do të përfundonte me vendosjen e këllëfit të zirkonit. Tani qytetares i duhet trajtim nga fillimi.

Për gabimin e mjekut stomatolog Julian Sulaj, lidhemi me këtë të fundit. Ai pranon gabimin, që nuk i bëri grafi pacientes dhe i jep një milionë lekë të vjetra si dëmshpërblim, që ajo të ribëjë procedurën. Por a kanë licensë mjekët në fjalë, për të ushtruar profesionin? Orieta Musabelli, Sekretare e USSH, shprehet, se Enerjeta dhe Julian Sulaj nuk janë të licensuar nga USSH, por pasi gazetarja e “Stop” ngriti problemin, ata u paraqitën per t’u pajisur me licensë. Musabelli u bën thirrje qytetarëve, që para se të shkojne tek dentistët, të interesohen, nëse këta të fundit kanë licensë, apo jo

Të Fundit