Policia arreston infermierin e denoncuar nga “Stop” për mashtrim dhe marrje parash

Igli Peti, infermieri 35 vjecar i denoncuar mbrwmjen e sw mwrkurws nw emisionin “Stop” ka rwnw sot nw prangat e policisw. Ai mashtroi dhe i mori 2 mijë Euro një qytetari, tw cilit i premtoi sigurimin e licencës për infermier.Igli Peti, 35 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës””.Materialet i kaluan Prokurorisw pwr hetime tw mwtejshme.Në redaksinë e emisionit “Stop” u drejtua një qytetar, i cili tha se Igli Peti, kryeinfermier tek reparti ORL të Spitali i Traumës, i ka premtuar ta pajisë me kartonin e licencës së infermierit, madje pa u futur fare në provim.Për këtë, denoncuesi i ka dhënë 2 mijë Euro, por nuk mori as licencën e as nuk mundi ta kontaktojë më Iglin.

Të Fundit