“S’themi dot u ‘ngjall’ apo jo Ervis Martinaj”, kreu i SPAK: Kemi informacionet tona

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim informal me gazetarët ku u pyet për disa nga dosjet më të nxehta që aktualisht ka në dorë SPAK.

I pyetur lidhur me çështjen e Ervis Martinajt dhe nëse ka lidhje mes këtij të fundit dhe ngjarjes së rëndë në ‘Don Bosko’ pak kohë më parë, Dumani u shpreh se SPAK ka pistat e veta rreth kësaj çështjeje dhe po heton.

“Çfarë bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështjeje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, tha Dumani.

 

 

Të Fundit