Spartak Ngjela: Rama dhe Berisha, të dy janë trembur nga Basha, të cilin politika amerikane po e fuqizon

Avokat Spartak Ngjela ka akuzuar kryeministrin Rama se po mban krahun e Sali Berishës në përplasjen e këtij të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas tij, Rama dhe Berisha kanë frikë nga Basha, pasi politika amerikane po kërkon që të forcojë kryedemokratin. Ngjela thotë se “kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun”.

“Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun.

Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!)

Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë?

Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?

Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.

Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës:

A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah.

Këtë muaj do të duket…”, shkruan Ngjela.

Të Fundit