Qeveria e Pedro Sanchez vendosi të rrisë pagën minimale me 8% në 1080 € bruto, ndërsa Spanja hyri në një vit zgjedhor.
Rritja prej 80 euro u miratua në një mbledhje të kabinetit të Sanchez dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 janari.
Sipas vlerësimeve të qeverisë socialiste (PSOE), rreth 2.5 milionë punëtorë do të përfitojnë.
“Kjo rritje mund të jetë një ndryshim”, tha Sekretarja e Punës Yolanda Diz.
Që kur Sanchez mori detyrën, paga minimale është rritur me 344 euro, ose 47% në pothuajse katër vjet. Rritja e vendosur dje pasoi negociatat me sindikatat në janar.
E djathta spanjolle e akuzon zotin Sanchez për një masë të “natyrës parazgjedhore”.
Më 28 maj zhvillohen zgjedhjet rajonale dhe lokale në Spanjë.