SPAK vihet në lëvizje, nis verifikimet pas denoncimit të skandalit me tenderin 400 milionë lekë

Emisioni “STOP” denoncoi mbrëmë skandalin e drejtorit të FSHZH Dritan Agolli, duke sjellë fakte mbi një tender të kompromentuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me plot 400 milionë lekë.

SPAK nis verifikimet pas denoncimit të skandalit me tenderin e FSHZH të drejtuar nga Dritan Agolli, i cili i dha jo pak, por 500 milionë lekë kuzhinerit të restorantit të djalit të tij. Fondi shqiptar i zhvillimit zhvilloi një tender për hartimin e menusë së 100 fshatrave dhe realizimin e një dokumentari dhe për këtë pagoi plot 500 milionë lekë.

Përvec tenderit të fryrë, skandali thellohet edhe më shumë kur mësohet se fitues është nxjerrë oferta më e lartë, e paraqitur nga administratori dhe ortaku kryesor i kompanisë Maskarpone, Alfio Rrotani, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli.

Fondi shqiptar i zhvillimit e ka hapur procedurën brenda programit të 100 fshatrave, duke gjetur preteksin për të hartuar një menu për kuzhinën e 100 fshatrave. Sipas dokumenteve paratë shkojnë për grumbullimin e informacionit mbi gatimet shqiptare, dizajnin e librit të Menusë 100 Fshatra, realizimin e një dokumentari me seri dhe promovime në rrjetet sociale. Në shkresat e fondit shqiptar të zhvillimit nuk del qartë se si ka dalë kjo kosto, vetëm thuhet se Libri do të jete i konceptuar si një udhetim turistiko – gastronomik në 100 Fshatrat, me një format miks mes një libri kuzhine dhe një guide turistike, në version print dhe online. Ndërsa dokumentari do të copëtohet në 12 seri.

Dyshimet për shpalljen e fituesit të tenderit janë për një qark të shkurtër mes drejtorit te fondit shqiptar te zhvillimit dhe shefit të kuzhinës Alfio Rrotani, kuzhinieri i restorantit të djalit të Dritan Agollit.

Të Fundit