Ish-zv,ministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dënimin e saj me 1 vit e disa muaj burgim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj u ul në 10 muaj.
Sipas SPAK, Voda ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit për të favorizuar e punësuar në shtet Florida Beun nëpërmjet lidhjeve që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Rovena Voda ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.
Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Marrja e eurove dhe të mira materiale u filmuan, përgjuan dhe fotografuan nga SPAK, duke çuar në pranga Vodën.



