Sot ditë zie kombëtare në nderim të ish-presidentit Nishani

Sot vendi ynë është në Ditë Zie kombëtare në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë, ndërsa ceremonia e homazheve do të organizohet në mjediset e Presidencës nga ora 10:00 deri në 12:00.

Pas kësaj arkëmorti, i shoqëruar nga kortezhi do të përshkojë në këmbë një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me Unazën për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalimet e lamtumirës.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Të Fundit