Soreca për dënimin e Tahirit: Nuk mjafton vetëm kjo, presim më shumë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca e ka konsideruar të rëndësishme zgjatjen e afateve të vettingut.

Nga Korça, ai ka thënë se votimi për zgjatjen e afatit të vettingut është një votë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ju e dini qëndrimin tonë ka qenë i qartë. Ne kemi thënë që zbatimi i reformës në drejtësi është tejet i rëndësishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias në dhjetor. Ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen e afatit të vettingut. Është e rëndësishme që të sigurohen të njëjta standarde për procesin e vettingut të gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afatit të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”,-tha Soreca.

Ambasadori është pyetur nga gazetarët për burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Diplomati e ka quajtur si sinjal të mirë se sistemi i drejtësisë po nis të funksionojë. Megjithatë theksoi se kjo nuk mjafton dhe presin më shumë.

Ju e dini që nuk e kam zakon të bëj koment për proceduar apo çështje specifike. Po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatave shihet një pavarësi më e madhe dhe më e fortë. Ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë. Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve. A mjafton kjo? Jo. Ne presim më shumë nga të gjithë”,-tha ai.

Të Fundit