Soreca: BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twttier është shprehur se BE-ja është e gatshme për të vazhduar mbështetjen financiare për Shqipërinë në këtë kohë pandemie.

“Të gatshëm për të vazhduar mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, një aktor thelbësor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. COVID 19 përfaqëson një sfidë të pashembullt, sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar”, shkruan Soreca.

Zoti Soreca thekson më tej se BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë.

“BE-ja ka siguruar më shumë se 230 milionë euro mbështetje financiare për Shqipërinë në krizë, për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të mbështetur përfshirjen sociale. Edhe njëherë, demonstrojmë solidaritetin e fortë Evropian dhe angazhimin solid për Shqipërinë”, shkruan ai

Të Fundit