Sociologia: Virgjërinë e kemi të shenjtë për vajzat, djemve u themi bravo

E ftuar në media, sociologia Eris Dhamo foli në lidhje me konceptin që kanë shqiptarët për virgjërinë, referuar djemve dhe vajzave.

Sociologia tha se humbja e virgjërisë në Shqipëri konsiderohet si diçka e turpshme për vajzat dhe një arritje për djemtë, të cilët shoqëria i konsideron burra pas kryerjes së marrëdhënies së parë seksuale.

Sipas saj, kjo lloj e të menduarit është një formë presioni ndaj vajzave duke i detyruar ta shohin virgjërinë si diçka të shenjtë.

“Nëse virgjëria shihet si një dhuratë për vajzat, shihet si një tabu për djemtë nëse mund ta konsiderojë të tillë. Të folurit për intimitetin dhe diskutimit që ne i bëjmë virgjërisë është pikërisht në këtë dimension sikur për një vajzë është gjëja më e shenjtë që ti ke dhe “kujdesu dhe ruaje”, ky është presioni i madh shoqëror që ne bëjmë. Ndërsa për djemtë edhe humbjen e virgjirësi ne e trumbetojmë, themi u rrite, ndërsa për vajzat ushtrojmë presion “turp çfarë bën”.

Kjo sjell pikërisht dhe këtë triumfin në diskutim të djemve dhe turpërimin e vajzave”, tha Dhamo.

 

Të Fundit