“Stop” ka udhëtuar në veri të Shqipërisë, në Tropojë, Fierzë pasi qindra banorë të kësaj zone, kanë denoncuar ndërtimin e një guroreje dhe fabrike asfalti në një zonë të banuar turistike disa metra afër rrugës, ujësjellësit dhe Lumit të Valbonës. Banorët thonë, se pronari i këtij biznesi është djali i xhaxhait të kryetarit të Bashkisë Rexhë Byberi.Kjo industri sjell dëm edhe për agroturizmin, që funksionon prej vitesh në këtë zonë Adora.Pronari i saj, Paulo Gjoka thotë, se kjo industri i sjell regres në biznesin e turizmit. Ai tregon, se syri i kaltër i Pustecës është mbuluar me gurë, që nga shpërthimi i këtij shpati mali në vitin 1976.Nga Fierza shkojmë në Tropojë në bashki, ku mësuam, se ishte votuar me 9 vota nga Këshilli Bashkiak miratimi i këtij. Por 9 vota nuk mjaftojnë për këtë vendim.
“Stop” tregon, se një tjetër detaj, që shton dyshimet për biznesin e gurores dhe asfaltit në Fierzë, është falsifikimi i adresës së këtij biznesi.Në letra shkruhet, se do të ndërtohet në Luginën e Kolgecajve, kur në terren do të ndërtohet në Luginën e Fierzës.Deklaratat kontradiktore të nënkryetarit dhe kryetarit të Bashkisë Tropojë shtojnë dyshimet, se ky projekt është i kompromentuar.Një vit më parë një tjetër kushëri i kryebashkiakut kishte aplikuar për këtë aktivitet, por ai ishte bllokuar nga institucionet.Pasi u largua grupi i xhirimit i “Stop”, të nesërmen Këshilli Bashkiak Tropojë miratoi me 11 voata ndërtimin e këtij biznesi. Emisioni “Stop” informoi institucionet përkatëse, të cilat do të japin verdiktin përfundimtar për këtë projekt, Ministrinë e Infrastrukturës, të Mjedisit dhe Agjensinë Kombtare të Mjedisit.