Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e deputetit Arben Ahmetaj, në lidhje me ankimimin e bërë për për kontrollin e banesës së partneres.
Gjyqtari i Apelit të Posaçëm Dhimitër Lara e mori vendimin këtë të mërkurë në dhomë këshillimi.
Avokati i Ahmetaj, theksoi në ankimimin e bërë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të imunitetit të deputetit.
Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet janë të pabazuara në prova dhe se kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha me shkeljen e privatësisë.