Skënder Brataj: Protesta e bluzave të bardha? S’mund të arrestohet mjeku për 50 mijë lekë! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Skënder Brataj: Protesta e bluzave të bardha? S’mund të arrestohet mjeku për 50 mijë lekë!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli në News24, për dy ngjarjet e rënda të ndodhura në Durrës, ku një nënë e re humbi jetën pak ditë pas lindjes së fëmijës, dhe një 20-vjeçar mbeti viktimë, pasi i shpërtheu goma e makinës, në gomisterinë ku punonte.

Për të dyja rastet pati akuza nga familjarët se ambulanca kishte shkuar me vonesë në vendngjarje, ndërsa mjeku Brataj tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ambulanca nuk vonohet, përveç rasteve kur ka mbingarkesë.

Gjithashtu, Brataj foli dhe për protestën e mjekëve, pas arrestimeve të fundit të bluzave të bardha nën akuzën e marrjes së ryshfetit, duke dalë në krah të bluzave të bardha, pasi sipas tij, mjeku ka në dorë jetën e njeriut dhe për rrjedhojë duhet t’i krijohen kushte për kryerjen e punës.

Vdekja e nënës së re në Durrës dhe e 20-vjeçarit në gomisteri, a u vonua ambulanca?
Brataj: Nuk kam të dhëna sa i përket orës kur ka mbërritur ambulanca, megjithatë e gjej në çdo moment. Për 20-vjecarin që humbi jetën te gomisteria nuk është e vërtetë, 9-10 minuta pas thirrjes ka mbërritur ambulanca. ka qenë gomë e madhe, me presion 2.3-2.4 ballë. Varet ku të kapë, po të kapi trupin, organet e brendshme dhe fytyrën, normal që presioni është shumë i madhe dhe humbet jetën që në moment. mesatarja e mbërritjes së ambulancave ka qenë 13.8 minuta në të gjithë Shqipërinë, jemi brenda standardeve. Ambulanca mund të ndodhë të vonohet, në raste kur ka mbingarkesë. Njeriu që ka një hall i duket minuti orë, por nuk na rezulton të kemi pasur vonesa. Kushdo që ka paqartësi, mund t’i drejtohet 127, sepse ne i verifikojmë.

Trajtohet ndryshe një shtetas i huaj dhe ndryshe një shqiptar…
Jo, dje ishte dhe në Peshkopi helikopteri, nuk ka ndryshime. Ne i përgjigjemi çdo urgjence brenda territorit të Shqipërisë.

Protesta e mjekëve…
Bluzat e bardha kanë qenë gjithmonë problem. Shumë herë institucione politike, apo kushdo qoftë, e zgjidhin duke kapur mjekun e duke e futur në burg, kur në 90% të rasteve kanë dalë të pafajshëm. Për çdo gjë, nuk e ke dokumentuar, vërtetuar. Në çdo fushë ka njerëz që janë tipik ndaj një gjëje, për dy kolegët e arrestuar nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ndaj nuk jam dakord me mënyrën si janë trajtuar. Nuk mund të akuzosh një mjek për 50 mijë lekë, ndërkohë që për gjëra më të rënda i lë të lirë. Shqiptarët i kanë sytë dhe i shkojnë gjërat. Nuk mund t’i turremi bluzës së bardhë e ta trajtojmë si kriminelë, kur në duart e tyre jemi. Edhe nëse s’do të ketë urgjenca e pandemi, duhen krijuar kushtet që mjekët shqiptarë, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana profesionale, të trajtohen me të gjitha pajisjet e duhura. Nuk mendoj se ka mjek sot që presin t’i paguash, pa të dhënë ndihmën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *