“Skandaloze” Rama: Shkeljet bëhen nga të gjithë, nga presidenti, tek ndërmarrja e gruas së presidentit, tek PD…Kushdo që thyen rregullat….

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, folën për situatën e koronavirusit në vend.

Rama foli për faktin se po mbahet fushatë duke mos respektuar rregullat ndaj Covid-19, ndërsa tha se të gjithë ata politikanë që bëjnë këtë gjë, do të ndëshkohen.

Është skandal që partitë politike nuk respektojnë rregullat ndaj koronavirusit. Kam parë se shkeljet bëhen nga të gjithë, nga presidenti, tek ndërmarrja e gruas së presidentit, tek PD, tek PS etj.

Do të shohim edhe takimet elektorale dhe do çdo shkelje, do ndëshkohen me gjobë të gjithë ata që bëjnë këta takime, qofshin ministra, qoftë presidenti, qofshin ministra, kushdo qoftë, unë personalisht jam shumë strikt dhe të tjerët duhet të zbatojnë ligjin. Policia nuk duhet të tolerojë askënd, asnjë politikan, në qoftë se shkelin rregullat, është e patolerueshme dhe e pasjellshme. Këta nuk janë mbledhje ilegale. Ka edhe takime ilegale, por ata presidenti i mban kokë më kokë me ata të OFL-së”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama u pyet për dëbimin e diplomates shqiptare në Moskë, e u përgjigj se çështja nuk ka lidhje me temën që po flitet.

“Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ma fushate me dëbimin e një diplomateje. Kjo mbetet çështje për analistët, nuk është pyetje për mua kjo”, tha Rama.

Kurse, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për koronavirusin e ri, deklaroi se priten përgjigjet e analizave laboratorike. Manastirliu theksoi se do të vijë KIT i posaçëm për variantet e reja të Covid-19.

  • “Ne menaxhojmë pandeminë, kurse variantet e reja janë pjesë e studimeve tani që flasim. Vlerësohet se varianti ii Afrikës së jugut mund të rrisë agresivitetin e simptomave që shfaqen. Ne tregohemi të kujdesshëm për deklarata, pasi nuk mund të themi gjë, pa pasur rezultate konkrete nga laboratorët. Nesër do vijë nesër një KIT i posaçëm për të verifikuar variantet e reja. Për çdo hetim, fjalën finale e ka Prokuroria”, u shpreh Manastirliu.

Të Fundit