Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi preket nga COVID-19: Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe… – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi preket nga COVID-19: Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peleshi në një postim në “Facebook”, ku tregon më shumë për gjendjen e tij.

Peleshi shkruan se ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në banesë.

Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.
Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.
#MbajMaskën”, shkruan Peleshi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *