Pas skandalit të ‘Tires’, që u denoncua nga emisioni STOP, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim drastik për spitalin Infektiv. Sipas urdhrit të ministrisë, nga sot nuk do të lejohet që të futen ushqime për pacientet e shtruar tek Infektivi.
Ky është urdhri që iu është komunikuar familjareve sot të cilët vinin për të sjellë ushqime për të afërmit që kanë të shtruar në spital.
Të afërmit do të lejohen që t’iu dërgojnë vetëm sende personale.