Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për katër të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave dhe të të dhënave të mijëra qytetarëve shqiptarë. Mësohet se Gjykata ka liruar nga burgu dy specialistët e IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Kështu mësohet se në seancën e zhvilluar të shtunën togat e zeza kanë vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore si dhe pezullim të ushtrimit të detyrës për specialisten e IT-së Eni Qirjako, e cila i dërgoi me e-mail listën e pagave kolegut të saj Andi Agaraj. Për këtë të fundit, i cili iu shti dy përbaruesve të dhënat gjykata ka dhënë masën e sigurisë: “Arrest në shtëpi”.
Po ashtu dhe për dy përmbaruesit të cilët blenë të dhënat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi gjykata ka dhënë masën e sigurisë:”Arrest në shtëpi”.