Greqia shtyn deri më 22 mars 2022 afatin e lejeqëndrimeve për emigrantët

Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars të vitit 2022 vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për rinovim (kartës blu) të emigrantëve të huaj, dokumente që skadonin deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Sipas vendimit, shtyrja me tre muaj e afatit vlen vetëm për lejet dhe vërtetimet e asaj qe njihet si karta blu me datë skadimi nga 01 janari i vitit 2020 deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Vendimi i autoriteteve greke ndihmon sidomos emigrantët shqiptarë që janë në procesin e rinovimit të lejeve të qëndrimit që u ka përfunduar afati, por edhe vonesave për shkak të vështirësive gjatë periudhës së pandemisë.

Të Fundit