Skandali/ Arrestohet gabimisht e mbahet ne burgun e Fierit, gafat e vendimit-Stop-27 Maj 2021 – Stop
Të Gjitha

Skandali/ Arrestohet gabimisht e mbahet ne burgun e Fierit, gafat e vendimit-Stop-27 Maj 2021

Ylli Hida nga Selba, Dajt, Tiranë është 37 vjec, baba i dy fëmijëve. Më 13 janar 2021 teksa ishte në fabrikën e këpucëve, ku punon që nga viti 2011, e arrestojnë për llogari të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Durrësit të vitit 2015, që kishte në thelb, dënimin në mungesë me 7 vjet heqje lirie. 37 vjecari ndodhet në burgun e Fierit dhe pretendon, se është i pafajshëm, ndaj dhe përmes avokatit të tij, ka bërë kërkesë për rishikim vendimi. Emisioni “Stop” analizon dosjen dhe në të gjitha seancat gjyqsore i pandehur është shtesasi tjetër, Ylli Hida i biri i Ramazanit dhe Ermirës me vit lindjeje 1990.Ndërsa identiteti i të riut në qeli, është Ylli Hida, i biri i Hamza dhe Fëllënxa dhe me vit lindjeje 1984.Vec kësaj, numri i telefonit i përgjuar, sipas kompanisë celulare, nuk i përket familjes Hida.Avokati mbrojtës, Agim Bega, shpjegon, se ka bërë kërkesë për rishikim vendimi në gjykatën e Durrësit me prova të reja si: certifikatë personale ose familjare të Ylli Hidës, që nuk ndodhet në dosje. Provë tjetër është vërtetimi i punës, që fakton, se shtetasi Ylli Hida nga Selba e Dajtit, që prej vitit 2011 e deri më 13 janar 2021, ditën e arrestimit, ishte në marrëdhënie pune në një fabrikë këpucësh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *