“S’ka vënde pune”, i diplomuar ekselent në Inxhinieri Pyjesh, i riu lihet në mëshirë të fatit

Historia e Gazmir Mucës, është njëra prej atyre, që dëgjojmë shumë mes të rinjve shqiptarë. Gazmiri një djalë 29 vjecar, i diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Institutin Bujqësor për Inxhinieri pyjore. Por ai nuk ka gjetur dot asnjë mundësi, për t’u futur në tregun e punës. Gazmiri ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, me shpresën, se do të fitojë me ndershmëri një vend pune në profesion.Gazmiri tregon, se është interesuar me kërkesa zyrtare, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sot ai punon si postier në një subjekt privat, por ajo, që do, është një punë në profesion.Punonjësja e AKZM-së i thotë Gazmirit, se aktualisht në këtë institucion nuk ka vende të lira pune.

Të Fundit