Situata me ujin në Deçan, vdesin 2 persona, mbi 800 të helmuar në spital

Është përkeqësuar situata e helmimit në komunën e Deçanit. Prokuroria Themelore e Pejës njofton se janë regjistruar dy raste të “Vdekjes së dyshimtë” për shkak të situatës së krijuar në atë rajon.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi, ka deklaruar se trupat e pajetë po dërgohen në Institutin e mjekësisë Ligjore për të kuptuar më shume lidhur me rethanat e vdekjes së tyre.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”.

Të Fundit