Silva Bino: COVID-19 nuk zhduket vetëm me vaksinim, duhet arritur një imunitet mbi 95% – Stop
Lajme, Të Gjitha

Silva Bino: COVID-19 nuk zhduket vetëm me vaksinim, duhet arritur një imunitet mbi 95%

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino shprehet se duhet arritur një imunitet mbi 95% kombinuar me një sërë masash të tjera që të arrihet zhdukja e COVID-19.

“COVID-19 nuk mund të zhduket kaq shpejt vetëm me vaksinim, vetëm me imunitetin e tufës.  Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo. Duhen një sërë masash, vaksinim dhe masa të tjera që lidhen me distancimin social, higjienën. Një sëmundje respiratore nuk mund të zhduket menjëherë vetëm me vaksinim”, deklaroi znj. Bino.

Znj. Bino ndau dhe një përvojë personale duke thënë se dhe nëna e saj e ndjerë ka qenë një person kundër vaksinimit. Ndaj tha se me personat që nuk duan të vaksinohen duhet punuar dhe sqaruar përmes ekspertëve.

“Nëna ime e ndjerë ishte një person anti-vaksinë mund të them. Unë si fëmijë jam vaksinuar më vonë. I njoh shumë mirë këta lloj personash që nuk duan por kjo është një përqindje e vogël”, deklaroi ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani në Shqipëri është vaksinuar me të dy dozat rreth 30% e popullsisë. Vendi ynë nisi vaksinimin kundër COVId-19 në janar të këtij viti.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *