Siguria ushqimore/ AKU asgjëson mbi 1 tonë produkte ushqimore me bazë risku

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka kryer 157 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim i inputeve bujqësore, markete, prodhim dhe ambalazhim mielli, magazina fruta-perime, stabiliment standardizim dhe paketim peshku, etj, pas së cilave ka konkluduar asgjësimin e e mbi 1 tonë produkte ushqimore.

“Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore”, thekson AKU.

AKU bën të ditur se, “referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 16 mostra në produkte ushqimore të ndryshme për kritere fiziko-kimike dhe mikrobiologjikë dhe janë asgjësuar 1.0734 tonë produkte ushqimore”.

Të Fundit