Largimi i Grida Dumës nga Partia Demokratike nuk është humbje. Humbje do quhej nëse ajo do të zhvendosej në Partinë Socialiste. Kështu deklaroi Monika Kryemadhi në Euronews Albania.
Deputetja e Partisë së Lirisë argumentoi se Duma u largua nga partia për një jetë më të mirë duke qenë se me rrogën e opozitares nuk mbulonte dot shpenzimet e saj.
“Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra. Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën? Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë,” – u shpreh Kryemadhi
Ajo shtoi gjithashtu se Duma është fyer dhe bullizuar vazhdimisht. Sipas Kryemadhit, Duma nuk ka pse të rri më në një parlament ku nuk ta jep fjalën më njeri.