Si të përfitoni rimbursimin e barnave anti-covid, Manastirliu publikon videon

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video orientuese që qytetarët e prekur nga Covid-19 që trajtohen në banesë mund të përfitojnë barnat me rimbursim falas.

“Qytetarët e prekur nga Covid19 duhet të lidhen me mjekun e familjes, por nëse nuk e dinë kush është mjeku i tyre i tyre i famlijes mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar. Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit, e lehtë ose e moderuar.

Me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas. Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid19 është deri në 1 muaj.

Nga rimbursimi i barnave falas përfitojnë të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë ose të siguruar”, sqarohet në videon e publikuar nga ministrja në Facebook.

Qeveria dha pak ditë më parë lajmin se personat që do të preken nga Covid-19 me shenja të lehta klinike, do të përfitojnë nga skema e rimbursimit, me vlerë 1.2 mld lekë.

Sipas protokollit mjekësor do të përfitojnë ata paciente që kalojnë sëmundjen në formën e lehtë ose të mesme, gjendje këto të cilat trajtohen në banesë.

Të Fundit