Si të bëhesh punonjës policie, hapen aplikimet për 500 vende, kriteret

Policia e Shtetit duke filluar nga dita e nesërme hap aplikimet për 500 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimet do të jenë të hapura deri në 16 tetor të këtij viti. Aplikimet do të dorëzohen pranë drejtorive vendore të qarqeve ku janë kandidatët e interesuar.

Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 16 tetor 2021, ndërsa frmulari i aplikimit që duhet të plotësohet është: https://w.w.w.asp.gov.al/si-te-behesh-punonjes-policie-formulari-i-aplikimin-online/

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë:

a) të jetë shtetas shqiptar;

b) të ketë mbaruar arsimin e mesëm dhe të jetë i moshës deri në 30 vjeç;

c) të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

ç) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

d) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

dh) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

e) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

ë) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;

f) të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë (procedurë që kryhet në fazën e

verifikimit përfundimtar);

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën e motivuar, ku shpreh arsyet për t’u pranuar në Policinë e Shtetit
b) formularin e aplikimit dhe autorizimin për sigurimin e dokumentacionit;
c) fotokopje të kartës së identitetit;
ç) dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
dh) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
e) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryhet aplikimi)
ë) vërtetim nga gjykata;

f) vërtetim nga prokuroria;
g) raport mjeko-ligjor;
gj) Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
h) Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit (1.000 lekë të rinj);
Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.

Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. Gjithashtu, dhe vërtetimi i besueshmërisë bëhet nga strukturat e Policisë vendore ku aplikanti ka kryer aplikimin.

Të Fundit