“Shumë afganë po aplikojnë për viza amerikane”, Rama: T’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC World News me gazetarin Ben Boulos deklaroi se Shqipëria është e gatshme që t’i ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse duan që të qëndrojnë në vendin tonë.

Gazetari: A parashikoni mundësin e ofrimit të një strehe për këta njerëz?

Rama: Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, dot duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim.

Të Fundit