Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë, shpallet në kërkim drejtuesi i mjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë në opinionin publik, pasi në të shfaqet një drejtues mjeti qëllimisht kapërplasur një qen që ndodhej në rrugë.

Pas qarkullimit të pamjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer verifikimet përkatëse, duke identifikuar automjetin dhe drejtuesin e tij.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet Gj.Ç. është shpallur në kërkim dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, mbetur në tentativë.

Nga të dhënat paraprake rezulton se qeni ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së qëllimshme. Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë kërkuar vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Të Fundit