Kryeministri Edi Rama tha se me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, “shpresojmë që ta mbajmë fjalën që familjet që kanë humbur shtëpitë ta kalojnë vitin e ri në shtëpi dhe sic nuk i kanë pasur kurrë”.
Duke folur për cilësinë e ndërtimit të godinave të reja, Rama tha se do jenë si fortësia e hoteleve luksoze me 5 yje.“Siç ndërtohen hotelet me 5 yje që kanë në përbërje çelik të galvanizuar, kemi bërë shumë kërkime, analiza nga grupet e punës dhe kemi preferuar të paguajmë më shumë për të garantuar një qendrueshmëri shumë të lartë. Godina që kanë garancinë e paprekshmërisë së tyre, që s’do kenë nevojë për asgjë përvec lyerjes ndoshta, 70 vjet garanci“.
Kryeministri preku një temë që e sjell shpesh në vëmendje, hapja me këtë proces e fronteve të mëdha të punës në sektorin e ndërtimit, por mungesa e krahut të punës. Për këtë arsye, Rama tha se me kompanitë që do fitojnë garën për të ndërtuar do bisedohet për pagesa të konsiderueshme, si dhe do bëhet trajnim i krahut të punës.
“Me këtë proces hapet një front i madh punësimi ku qëllimi ynë është të kërkojmë nga kompanitë që do hyjnë si fituese të vendosin paga të konsiderueshme dhe jo paga të ulëta, apo minimale për punëtorët. Do kërkohet një punë që nis në ditët në vijim për të trajnuar krahë pune. Do ju referohemi shkollave profesionale, ftojmë nxënësit e shkollave profesionale që të aplikojnë të marrin pjesë në këtë zhvillim kaq të rëndësishëm për vendin e të favorshëm për të rritur kapacitetet profesionale dhe teknike. Bëhet fjalë për shumë vende pune, sot po e shohim shumëe mirë që ka plot nevoja madje edhe alarmante në këtë fushë nga kompanitë ëe kanë nisur meremetimet dhe ska kapaciteteve të mjaftueshme si pasojë e shumë juristëve që qëndrojnë në kafenenë poshtë dhe thonë jemi pa punë“.
Kryeministri theksoi se për ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do mund të marrin aq shtëpi sa kanë kurora.
“Ky do jetë proces transparent për të mos i hapur rrugë abuzimeve, e për të mos stimuluar kurora me normë pune për të marrë një shtëpi të re“.