“Shtëpi bari” në mes të Tiranës, sekuestrohen vazot dhe kavanozët me kanabis, arrestohen dy persona – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Shtëpi bari” në mes të Tiranës, sekuestrohen vazot dhe kavanozët me kanabis, arrestohen dy persona

Kapet një tjetër shtëpi bari në mes të Tiranës. Policia njoftoi mëngjesin e sotëm për arrestimin e dy personave nga Komisariati i Policisë nr. 2. Në pranga janë vënë Alban Karapici, 38 vjeç dhe Leonardo Zela, 23 vjeç.

38-vjeçari kishte përshtatur banesën e tij me llamba për kultivimin e kanabisit në disa vazo lulesh i cili më pas ruhej në kavanozë. Ndërkohë kjo lëndë narkotike shitej nga 23-vjeçari në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar “Ndërveprimi” në shtëpinë e “fermerit” janë sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë kanabis, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Ndërsa 23-vjeçarit iu gjetën në banesë 4 kavanozë qelqi me kanabis, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike kanabis dhe shumat e parave të ndara në 11150 euro dhe 11.000 paund.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *