I dënuar me dy vite burg, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Adriatik Llallën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar që të pushohen hetimet për ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie.

Kërkesa e SPAK është bërë vetëm pak ditë më parë në Gjykatë ku kërkohet pushimi i hetimeve për akuzën e ‘fshehjes së pasurisë’ nga ana e SPAK. Në kërkesë, SPAK argumenton se Llalla është gjykuar njëherë për të njëjtën vepër penale.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u vu në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Aktualisht ai është në liri me kusht dhe nuk mund të lëvizë pa lejen e autoriteteve vendase.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Llallës.

Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në tre raste.

Të Fundit