Shqiptarët shpenzime rekord vetëm për ushqim, dëshmi e nivelit të varfërisë

Familjet shqiptare çojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre për t’u ushqyer, në një tregues të varfërisë ekstreme. Në krahasim me vendet e Europës, shpenzimet për shportën në vend janë disa herë më të larta.

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë se familjet që jetojnë në një shtet tjetër të Europës.

Duke kryqëzuar të ardhurat për frymë, prodhimin i brendshëm bruto dhe çmimet në treg, shpenzimet për shportën në vendin tonë arrijnë në 31% nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Kjo përqindjë është dëshmi e nivelit të lartë të varfërisë, që tejkalon edhe vendet e rajonit.

Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare shpenzojnë 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane. Edhe për mishin shpenzohen 6% e të ardhurave që ekonomia qarkullon në një vit.

E njëjti nivel shpenzimesh është edhe për bulmetin me 5.1% të prodhimit kombëtar në Shqipëri, nga 1% në Europë.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për frymë për ushqime në 2022 ishin 2 mijë euro, nga 1,700 euro në 2021, me një diferencë të ngushtë me mesataren e Bashkimit Europian prej 2,300 eurosh.

Të Fundit